Këngëtarja Leonora Jakupi ka bërë një dalje të rrallë publike krah partnerit të saj, duke tërhequr vëmendjen pikërisht për faktin se prej vitesh ka zgjedhur ta mbajë lidhjen larg syrit të publikut.
Dyshja është parë së bashku në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, gjatë protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Leonora ka qenë pjesë e protestave edhe më herët, ndërsa këtë herë është shfaqur pranë partnerit të saj.
Dalja e tyre përbën një moment të pazakontë për çiftin, pasi këngëtarja ka treguar vetëm së fundmi se lidhja e tyre zgjat prej rreth 15 vitesh dhe se ata jetojnë së bashku. Partneri i saj, ndërkohë, ka preferuar gjithmonë të qëndrojë larg ekspozimit mediatik.
Në një intervistë të mëparshme, Leonora ka folur për marrëdhënien e saj si një lidhje të qëndrueshme, ndërsa ka treguar edhe arsyet personale që e kanë bërë të hezitojë për martesën.
Fotografia e tyre nga protesta është përhapur tashmë në mediat kosovare, duke i dhënë një vëmendje të veçantë një prej daljeve më të rralla publike të çiftit.


