Pas eksperiencës në Ferma VIP, Malbora Gurra rikthehet në ekran me një format të ri televiziv në ATV.
Gurra do të jetë pjesë e n’Vibe Verë, një program i konceptuar rreth bisedave të drejtpërdrejta, historive personale dhe rrëfimeve që zakonisht mbeten jashtë vëmendjes publike.
I ftuari i parë i programit do të jetë Akil Varfi, ndërsa emisioni do të transmetohet çdo të diel, në orën 20:05, në ATV.
Rikthimi vjen pas pjesëmarrjes së Gurrës në Ferma VIP, ku ajo ishte një prej personazheve të formatit. Me n’Vibe Verë, ajo rikthehet kësaj here në rolin e moderatores, përballë të ftuarve dhe historive të tyre personale.

