Në shtëpinë e një prej çifteve më të dashur të showbiz-it shqiptar, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, sot ka festë. Vajza e tyre, Luna Mari, feston 2 vjetorin e lindjes.
E vogla ka sjellë gëzim të madh në familje dhe te ndjekësit e çiftit, të cilët prej kohësh ndjekin me interes momentet e tyre familjare.
Për të shënuar këtë ditë të veçantë, moderatorja e njohur ka ndarë në rrjetet sociale një video të ëmbël nga mëngjesi i ditëlindjes.
Kiara ka publikuar në “Instagram” një video ku Luna Mari shfaqet e rrethuar nga një dekor i kuruar me tullumbace në ngjyra rozë dhe një tortë e veçantë, e përgatitur enkas për ditëlindjen e saj.
Pamjet në fjalë kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente urimi brenda pak minutash.
“Është mëngjesi i ditëlindjes së dytë të vajzës sate,” shkruhet në videon e ndarë nga Tito, një moment që ka prekur fansat e çiftit.
Kiara dhe Luizi herë pas here ndajnë me publikun momente nga rritja e saj, duke marrë gjithmonë reagime pozitive nga ndjekësi
https://www.instagram.com/reel/DXv5ED0lKqI/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

