Këngëtarja Krusita ka folur për herë të parë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, duke ndarë detaje rreth rrugëtimit të saj dhe raportit që krijoi me Kristin.
Në një intervistë për “Shqipëria Live”, ajo e përshkroi qëndrimin në shtëpi si një përvojë intensive dhe të veçantë.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, këngëtarja tregoi se krijoi lidhje të sinqerta dhe ndjesi të bukura për banorët, veçanërisht për Kristin, me të cilin krijojë një raport të veçantë.
Ajo e vlerësoi Kristin si një person të zgjuar, të talentuar dhe të qetë. Krusita gjithashtu u shpreh se dëshiron të ruajë kontaktin me Kristin edhe jashtë shtëpisë.
“Ishte një eksperiencë fantastike. Aty brenda është një përjetim krejt tjetër nga ai që shihet jashtë. Është një nga eksperiencat më të bukura që kam kaluar. Është shumë e vështirë të përfshihesh në lojë si banorët që kanë hyrë që në fillim — ata janë të ambientuar dhe të duhet kohë të kuptosh situatat dhe të përfshihesh. Aty krijova ndjesi të bukura për ata njerëz dhe u afeksionova ndaj tyre. Raporti me Kristin do të mbetet një nga gjërat më të bukura. Jashtë do të vazhdojmë të kemi kontakt dhe do të jemi njerëz shumë të lidhur me njëri-tjetrin
Kishim një kimi fantastike, por për sa kohë isha unë aty, ajo mbetet aty. Nuk e di çfarë do të ndodhë jashtë. Kristi është shumë i zgjuar, i talentuar, shumë i qetë dhe i peshon fjalët. Më dukej sikur gjeta veten dhe kuptoheshim pa folur. Nuk dua të them gjë për raportin tonë jashtë; thjesht do të pres që të dalë dhe të bëjmë një bisedë. Do të doja të mos vendoste më lente të zeza, sepse i ka sytë shumë të bukur”– tha ajo.

